Sharon Stone qan gjatë bisedës me doktorin sirian për efektet e Covid te refugjatët

Sharon Stone qan gjatë bisedës me doktorin sirian për efektet e Covid te refugjatët

Sharon Stone ka marrë pjesë në një bisedë emocionale me refugjatin dhe doktorin sirian, Dr Haval Kelli.

Si pjesë e inciativës Liberatum, Lifesaving Conversations, aktorja ka folur me Dr Kelli për efektet e pandemisë globale Covid – 19 te refugjatët.

Kjo inciativë është zhvilluar për të hedhur dritë në qenie të jashtëzakonshme të cilat kanë nevojë për ndihmë dhe historia e të cilëve mund të jenë inspiruese.

Sharon filloi të qajë kur Dr Kelli spjegoi jetën e tij si refugjat, kur u detyrua të ikë nga Siria si fëmijë, të jetojë nëpër kampe në Gjermani, para se të vijë në Amerikë në javën kur ndodhi 9/11.

Duke shpjeguar se në botë ka rreth 70 milion refugjatë, Dr Kelli tha: “Disa thonë që nuk i duan refugjatët në Amerikë, por unë kur erdha këtu në 2001, u mirëprita nga anëtarë të kishës së krishterë, edhe pas 9/11 unë isha ende i mirëpritur.”

“Pra, si është e mundur kjo? Ju thoni që nuk i doni refugjatët sirianë, por unë jam një refugjat sirian. Si mendoni që më bën të ndihem ky fakt? Ju më doni këtu për shkak që jam doktor?!  Por unë dikur isha 18 vjet dhe laja pjata? Nuk e kuptoj se si njerzit harrojnë që secili duhet të fillojë diku.”

Lidhur me epideminë Covid, ai ka thënë që kurrë në jetë nuk ka përjetuar ndonjë epidemi të tillë.

“Ne jetojmë në një prej vendeve më të avancuara në botë, paramendoni njerëzit të cilët nuk kanë qasje nëpër spitale.

Sharon vazhdoi duke përshkruar përvojën e saj lidhur me krizën e HIV/AIDS në udhëtimin e saj në Afrikë, duke e krahasuar këtë përvojë me kohën e tashme kur virusi Covid-19 është përhapur në masë të madhe edhe atje.

Ajo tregoi që kishte pasur një krizë ekzistenciale pasi u nominua për Golden Globe për filmin “Basic Instict” , duke vënë në pyetje idenë e famës.

“Fillova ta kuptoj se fama është një mjet… Nisa të vë në pyetje nëse vërtetë kam fuqi si aktore. Fillova të mendoj që duhet të përdor famën për ndonjë gjë që ka vërtetë vlerë, sidomos ngritja e vetëdijes lidhur me HIV/AIDS./Insajderi.com