Shef Renato nokautohet nga konkurrenti

Shef Renato nokautohet nga konkurrenti

Mbrëmja e djeshme rezervoi një episod shumë të pritur nga ndjekësit e emisionit të gatimit “Hell’s Kitchen”, sepse dikush më në fund iu kundërvë kuzhinierit të sertë, Renato Mekolli.

Gjatë një debati mes konkurrentit shef Renatos dhe Eusebio, veprimet e këtij të fundit degjeneruan në dhunë fizike.

Në acarim e sipër konkurrenti vijon duke përplasur gjësendet në kuzhinë e më pas kthehet dhe përplas me dy duar në shpatulla shef Renaton, i cili përplaset në tokë.

Videon e konfrontimit të tyre mund ta shihni më poshtë. /Insajderi.com