Shën Valentini afër – Nevina Shtylla ka një këshillë për ndjekësen që është zhgënjyer nga dashuria

Shën Valentini afër – Nevina Shtylla ka një këshillë për ndjekësen që është zhgënjyer nga dashuria

Me Shën Valentinin vetëm edhe katër ditë larg, Nevina Shtylla, modertorja shumë e dashur në Top Channel, vendosi t’i pyeste ndjekësit e saj se çfarë planesh kanë për ditën e të dashuruarve, njofton Insajderi.

Të ndjeheni i trishtuar ose të ndjeheni i vetmuar në ditën e Shën Valentinit është krejt normale. Fatkeqe, por normale. Edhe nëse kohët e fundit jeni ndarë, ndoshta është edhe më e ashpër. Por është dita kur ju duhet të jepni dashuri, e kësaj here jepini dashuri vetes – dhe ndoshta llastojeni veten me një palë këpucë ose bizhuteri që e keni dashur për një kohë të gjatë.

Këtë mesazh disi po mundohet të përcillte edhe Shtylla tek një ndjekëse e saj e cila i shkroi se Shën Valentinin po e priste e vetme, dhe është aq e zhgënjyer në dashuri sa që nuk kishte as motiv e shpresë.

Pyetjen e ndjekëses ajo e bëri publike për të ndarë një copëz nga urtësia e saj edhe më të tjerët që mund të jenë të njëjtat këpucë me beqaren e dëshpëruar.

“Gocaaaa! Shën Valentini është qejf, por seriozisht! Mos prisni që lumturia juaj të varet nga askush tjetër, veç nga vetja juaj! Kushtojini rëndësi vetes, investohuni të përmirësoheni e të jeni të zonjat e vetes. Nëse nuk jeni të kënaqura me veten, më besoni, nuk do të mund të krijoni asnjë raport të shëndetshëm (në punë, dashuri, familje etj). Nuk varet jeta juaj tek gjetja e një burri! Kërkoni një partner t’ju shoqërojë në momente të mira e t;ju mbështesë në të këqija. Mos kërkoni dikë tek i cili të varni çdo shpresë për jetën se e sigurt që s’do të jetë kurrë ‘i duhuri’”, shkruan Nevina. /Insajderi.com