Pas pak muajsh që Dafina Zeqiri dhe bashkëpunëtori i saj Dj Geek, konfirmuan se janë në një lidhje, në prill të vitit të kaluar ata konfirmuan edhe ndarjen, njofton Insajderi.
Mirëpo në muajt e fundit të vitit 2020, filloi të shihej një afërsi mes tyre, edhe pse për muaj të tërë pas ndarjesh ata sërish ishin parë në shoqërinë e njëri tjetrit.
Por, pranvera mund të ketë ftohur lidhjen e tyre, shkëndijat u ri-ndezën këtë dimër. Këtë Shën Valentin ata po e presin afër njëri tjetrin, me ç’rast uruan njëri tjetrin duke ndarë imazhe shumë intime të shkrepura gjatë pushimeve.
Më poshtë mund të shihni postimet në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram. /Insajderi.com