Shenja e Donaldit ishte për Borën? Romeo sqaron veprimin

Shenja e Donaldit ishte për Borën? Romeo sqaron veprimin

Fama e tij është shumëfishuar që nga hyrja e tij në Big Brother Albania VIP.

Bëhet fjalë për aktorin, Donald Veshaj, i cili është njëri ndër personazhet më të komentuar në media, pasi çdo veprim i tij është duke u vëzhguar nga fansat.

Së fundmi, Donaldi është komentuar për një shenjë që ai formon me gishtat e dorës, e cila përdoret kur i shpreh dikujt dashurinë.

Kaq mjaftoi që ndjekësit të aludonin se po i drejtohej moderatores Bora Zemani.

Mirëpo, duket se gjithçka është sqaruar dhe ka qenë Romeo, ai që thyer heshtjen.

Ky gjest i Donaldi i drejtohet vëllait dhe është një shenjë mes vëllezërish. Romeo ka publikuar një foto nga Dubai ku ndodhet këto ditë pikërisht me këtë shenjë teksa e ka etiketuar binjakun, duke i dhënë fund dilemave nëpër rrjete sociale.

Ndryshe, Donaldi është duke e vazhduar lidhjen e tij me këngëtaren, Beatrix Ramosaj edhe pas disa përplasjeve që kishte./Insajderi.com