Në ditët e fundit, Kate Middleton ka shqetësuar jo pak popullin anglez, për shkak të disa fotove që tregojnë një shenjë të madhe dhe misterioze në anën e majtë të kokës, që duket të jetë një plagë.
Një detaj jo i parëndësishëm, por deri më tani askush nuk e kishte vënë re. Shumë veta kanë pyetur se çfarë kishte ndodhur dhe nëse bashkëshortja e Uilliamit i ishte nënshtruar një lloj operacioni.
Për disa orë fotografia është bërë virale në internet dhe shumë njerëz kanë pyetur se çfarë është, madje disa kritikë të shtëpisë mbretërore angleze kanë folur për një sëmundje të mundshme.
Më në fund, pas orëve misterit, siç shkruan “Mirror”, Buckingham Palace ka folur për t’u dhënë fund thashethemeve: “Shenja lidhet me një operacion që Kate ka bërë në fëmijërinë e saj”, dhe duke qenë se bëhet fjalë për një gjë private, zëdhënësi nuk ka dhënë më shumë detaje.
Megjithatë, sipas “Mirror” (ku mund të shihni fotot), disa burime të afërta me dukeshën kanë deklaruar se operacioni ishte shumë serioz edhe pse arsyeja për ndërhyrjen nuk është e qartë. John Scurr, një kirurg i mirënjohur në Spitalin Lister të Londrës, duke folur nga përvoja e tij tha:
“E përjashtoj që është një tumor. Unë besoj se mund të ketë qenë operuar për një malformim arteriovenoz, një shenjë e lindjes që mund të hiqet “.
Si për çudi, edhe Uilliam ka një shenjë të vogël në kokë. Bëhet fjalë për një shenjë të shkaktuar nga një shkop golfi, që e ka goditur kur ishte 13 vjeç. Uilliam shpesh e quan me shaka, “plaga e Harry Potterit”, për shkak të formës zig-zage.