Shenjat se ai është dashuruar në ju

Si të zbuloni nëse ai është përsoni i duhur për juve

Shenjat se ai është dashuruar në ju

Kur jemi të dashuruar ndonjëherë nuk jemi të aftë të dallojmë gjërat e vërteta nga ato që duam të shohim. Shpeshherë dyshojmë kur nuk duhet, apo e kundërta, besojmë gjëra që kemi nevojë të dëgjojmë.

Seksi nuk është faktori kryesor për të.

Sigurisht, ai pëlqen të jetë me ju, por seksi nuk është arsyeja që ai është me ju. Në fakt, ai dëshiron të bëjë shumë më  tepër me ju – të udhëtoni në një vend tjetër! Të pini së bashku! Të festoni një gjysmë ditëlindje! Mundësitë janë të pafundme.

Ai ju mban parasysh kur merr vendime të rëndësishme.

Ai nuk merr përsipër një punë të re pa  folur me ju më parë. Ose ndoshta ai është duke menduar për të marrë me qera një apartament në qendër të qytetit, por ai dëshiron të kontrollojë dy herë largësinë midis shtëpisë suaj(ose ndoshta ai do që të jetoni me të!). Vendime të konsiderueshme si këto kanë ndikim në partneritetin tuaj, dhe ai është shumë i vetëdijshëm.

Ai ju tregon gjëra që nuk ia ka thënë askujt më parë.

Gjatë netëve të vona – të cilat të gjithë e dimë që janë koha kryesore për bisedat më domethënëse të jetës – ai ju tregon gjëra që  kurrë nuk ia ka thënë askujt. . . madje as shokut të tij më të mirë. Sa për dijeni, ky është ekuivalenti i një njeriu ju ka hapur zemrën e tij.

Ai nuk flirton me vajzat e tjera.

Nëse ai ka sy vetëm për ty, ky djalë është një peshk ndryshe nga të tjerët. Dhe ju nuk keni pse të jeni vigjilente e çdo lëvizjeje për të parë nëse ai po flirton me zonja të tjera – quajeni instinktin e një gruaje apo si të doni, por në këto raste ju thjesht e dini që mund të flini të qeta.

Ai nuk e ka problem të flasë për të ardhmen.

Kur ju sillni në vëmendje temën e blerjes së një shtëpie, ai nuk ia mbath. Nuk ka pse të jetë 100% në bord me idenë e hedhjes së hapave të mëdha në marrëdhënien tuaj, por ai është plotësisht i hapur ndaj  bisedave rreth tyre.