Shëtitësi i qenve të Lady Gaga-s qëllohet me armë dhe dy qentë e saj rrëmbehen

Shëtitësi i qenve të Lady Gaga-s qëllohet me armë dhe dy qentë e saj rrëmbehen

Shëtitësi qenve të Lady Gaga u qëllua dhe dy bulldogët e saj francezë, Koji dhe Gustav, u vodhën të mërkurën mbrëma në Hollywood,  tha një burim pranë këngëtares për CNN, njofton Insajderi.

Burimi tha se këngëtarja “po ofron gjysmë milioni dollarë për këdo që ka dy qentë e saj, pa asnjë pyetje.

Kushdo që ka rrëmbyer dy qentë e saj mund të përdorë këtë email, [email protected] për të marrë shpërblimin”.

Departamenti i Policisë në Los Anxhelos (LAPD) tha se një burrë u qëllua gjatë një grabitje dhe u transportua në spital në gjendje të qëndrueshme. I dyshuari mashkull mori dy qentë nga viktima, përdori një pistoletë gjysmë automatike dhe u largua nga vendi i ngjarjes me një furgon të bardhë, sipas policisë.

Hetimi është duke vazhduar. /Insajderi.com