Në Beograd shfaqet filmi për bombardimet e Natos në Kosovë

Filmi “Teret” me regjisor Ognjen Glavonic, po shfaqet me sukses nëpër kinema, raporton Kultplus.
Vetëm javën e kaluar ka arritur të triumfoj nëpër disa festivale përfshirë edhe Festivalin e Filmit në Zagreb.
Filmi trajton historinë e një vozitësi të kamionit në kohën e luftës në Kosovë, i cili udhëton prej Kosovës në Beograd gjatë një situate alarmante.