Shfaqja dedikuar adoleshentëve të rënë në luftë “Zgjimi i pranverës” nderohet me çmim

Shfaqja dedikuar adoleshentëve të rënë në luftë “Zgjimi i pranverës” nderohet me çmim

 

Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën “Artpolis”, “Zgjimi i pranverës” me regji të Zana Hoxhës ka marrë çmimin “Grand prix” në festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Shkup, njofton Insajderi.

Festivali ITF ((International Theater Festival) – SkupiFestival është mbajtur nga 17 deri më 22 shtatori në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një njoftimit për media, menaxhmenti i TKK-së, ka njoftuar për çmimin që ka marrë shfaqja “Zgjimi i pranverës”.

“Pas shikimit të të gjitha shfaqjeve, juria e ITF (International Theater Festival) SkupiFestival, sjellë këtë vendim: Për shkak të konceptit të saj të fortë regjisorial dhe estetikës bashkëkohore teatrore, duke sjellur një “drejtim të ri” të shprehjes teatrore ballkanike, që është në hap me atë evropiane, Duke sjellë një ‘drejtim të ri’ të shprehjes teatrore ballkanike, që është në hap me atë evropiane, duke vepruar në fushën e “teatrit total”, duke përdorur muzikë, dramë, vallëzim dhe video, me aktrim që shtyjnë kufijtë e zakonshëm, duke përfshirë edhe reagimin e audiencës, Juria e Skupi Festival përzgjedhë “Zgjimi i Pranverës”, të autorit Frank Wedekind, me regji nga Zana Hoxha dhe prodhuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës  dhe Artpolis – Art dhe Qendra e Komunitetit, si: ‘Shfaqja më e mirë’, duke e shpërblyer me çmimin ‘Grand Prix’, në edicionin e katërmbëdhjetë të ITF SkupiFestivali”, thuhet në njoftimin e TKK-së.

Leximi skenik “Zgjimi i pranverës” - Artpolis

“Zgjimi i Pranverës” tregon historinë e adoleshentëve që zbulojnë trazirën e brendshme dhe të jashtme të seksualitetit. Ajo eksploron udhëtimin nga adoleshenca në moshën e rritur me trishtim dhe pasion që është ndriçues dhe i paharrueshëm. /Insajderi.com