Shfaqja e filmit të ri James Bond “No Time To Die” është shtyer përsëri

Shfaqja e filmit të ri James Bond “No Time To Die” është shtyer përsëri

Premiera e No Time To Die ishtë shtyer nga prilli në nëntor për shkak të pandemisë.

Filmi është shtyrë deri në 2 prill 2021 “në mënyrë që të shihet nga audienca teatrore në mbarë botën”, thuhet në një deklaratë në faqen e filmit, shkruan BBC, raporton Insajderi.

“Ne e kuptojmë që vonesa do të jetë zhgënjyese për adhuruesit tanë, por shpresojmë të shfaqim No Time To Die vitin e ardhshëm.”

No Time To Die do të jetë paraqitja e fundit e Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik.

Filmi i fundit i Bond, “Spectre” arritii të fitonte gati 900 milion dollarë në 2015./Insajderi.com