Shiko Kush Luan – e ftuara i kthehet Rezart Veleshnjës: “Unë jam ofenduar që jam këtu dhe kaq!”

Shiko Kush Luan – e ftuara i kthehet Rezart Veleshnjës: “Unë jam ofenduar që jam këtu dhe kaq!”
Burimi i fotografisë: SS: Top Channel/Youtube

Në mbrëmjen e së shtunës që lamë pas, diçka aspak e zakontë ndodhi në spektaklin “Shiko Kush Luan” e moderuar nga Luana Vjollca.

Një nga të ftuarat pati një përplasje me njërin nga kapitenët e dy skuadrave, Rezart Veleshnja, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe modelen Kleoniki Delijorgji, e cila gjatë emisionit zbuloi se ka një talent të fshehur – ajo mund të lexojë fatin e njerëzve duke komunikuar me engjëj.

Kur ishte radha për sfidën e saj dhe do të prezantonte pikërisht këtë talent, Luana refuzoi kategorikisht por me shumë mirësjellje që asaj t’i lexohej fati, kështu që Delijorgji zgjodhi një të ftuar tjetër, modelen Françeska Jaçe.

Të dyja ulen në mes të skenës në tavolinë, dhe Delijorgji fillon sfidën e saj. Ajo i thotë Jaçes:

“Këtu më del që ti duhet të duash veten shumë, që tu thuash jo të tjerëve. Unë kam parë se ai”, dhe drejton gishtin nga Rezarti, “nuk të ka respektuar gjatë emisionit. Dhe ti nuk ke dashur t’i vendosësh kufi”.

Këtu modelja përpiqet t’i shpjegojë Delijorgjit se ajo e ka mik të mirë Veleshnjës, ndërkaq kjo e fundit i thotë se nuk ka rëndësi kjo.

Në fund, Rezarti i drejtohet Delijorgjit: “Të të bëj një lapsus se the “Ai atje nuk të ka respektuar”. Unë, Rezi, e kam shoqe atë”.

“Edhe çfarë? Unë jam ofenduar që jam këtu femër. Dhe kaq nuk po flas me ty. Në këto momente unë jam e lidhur. Mirupafshim”, ia ktheu Delijorgji paksa e tensionuar.

Më pas situata me pak sforcim vijon me nota humori, me Rezartin që ironizon se ajo mund të parashikojë fatin duke komunikuar me engjëj.

Ndërsa, emisioni vijoi me pikat e organizuara, përplasja mes dyshes vazhdoi edhe në rrjete sociale.

Ishte Delijorgji ajo që kapi sërish këtë temë, kur në disa postime në llogarinë e saj shkroi përshtypjet e saj për Florjan Binajn dhe Luana Vjollcën, por ku radha erdhi për Rezart Veleshnjan ajo nuk kurseu aspak kritikat.

“Edhe pse je një personazh shumë antipatik për të gjithë publikun, unë do të ndaj mendimin tim”, shkruan Delijorgji.

“Je një seksist, mizogjen, ofendues, manipulues, aspak i talentuar dhe i zgjuar, karagjoz njeri i ulët pa asnjë vlerë humane”, shkruan ndër të tjerash modelja dhe në fund e quan, “Demon”.

Përgjigja e Veleshnjas nuk ka munguar pas sulmit që ajo i bëri. Madje ai i përmendi edhe babin e saj, Mihail Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona pas shpërthimit në vitin 2008.

Ai thotë se e kupton gjendjen mendore të modeles duke ditur se nga vjen dhe meqenëse babai i saj ka bërë disa gabime i sugjeron që ajo të mos dalë më në televizione e të mos ngacmojë plagë të vjetra.

“E dashur Niki, e kuptoj plotësisht gjendjen tënde mendore se nga vjen!”, shkruan ai duke vazhduar, “Por mos u mërzit, sepse unë babin e kam artist dhe jam mirë mendërisht por kjo nuk do të thotë që ti të lëndosh veten se babai yt ka bërë disa gabime”.

“Mos e vrit mendjen, unë do të thosha mos dil nëpër TV të paktën, se i ngacmon plagët e njerëzve di thua?”

“Uroj të bëhesh mirë dhe të jesh sërish e aftë mendërisht”, përfundon shkrimin Veleshnja.

Deri më tani, modelja nuk i ka kthyer përgjigje shkrimit të Rezart Veleshnjas. /Insajderi.com