Shikuesit mbetën të traumatizuar nga filmi i ri në Netflix

Shikuesit mbetën të traumatizuar nga filmi i ri në Netflix

Shikuesit e filmit “The Social Dilemma” në Netflix kanë mbetur të traumatizuar pasi panë dokumentarin i cili përqendrohet në realitetet e mediave sociale, shkruan Metro, transmeton Insajderi.

Shikuesit u zotuan që të mos përdorin kurrë më mediat sociale pasi morën një pamje të thellë sesi mediat sociale kanë ndikuar në jetën tonë. Shumë nuk e kuptuan se sa afër monitorohen të gjithë në internet. Sipas Netflix, ky hibrid dokumentar-dramë eksploron ndikimin e rrezikshëm njerëzor të rrjeteve sociale, me ekspertë të teknologjisë që ndezin alarmin për krijimet e tyre.

Dokumentari – i cili gjithashtu luan si një dramë narrative – përmban intervista me ekspertë të cilët kanë qenë të punësuar në Facebook, Google, Twitter, Instagram dhe Pinterest të cilët të gjithë kanë pikëpamje të ngjashme në lidhje me internetin. /Insajderi.com