
Sot rreth orës 9 paradite, këngëtari i muzikës popullore Xeni, ndau me miqtë dhe ndjekësit e tij në Facebook, se babai i tij, Sokol Jetishi ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.
Nën një foto ku këngëtari shihet krah babait të tij, ai shkruan, “Sot u nda nga ne babai ynë Sokol Jetishi”.
Këngëtari nuk ka ndarë më shumë detaje e as shkakun e vdekjes. /Insajderi.com