hulumtimit të botuar më 2 nëntor n" />

Shkenca e shpjegon fiksimin tuaj me “Game of Thrones”

Shkenca e shpjegon fiksimin tuaj me “Game of Thrones”

Mund të ketë një arsye shkencore se pse jeni të fiksuar pas serialit “Game of Thrones”, sipas hulumtimit të botuar më 2 nëntor në revistën “Procedures of the National Academy of Science”, njofton Insajderi.

Hulumtuesit arritën në përfundimin se ka dy arsye të mëdha pse “Game of Thrones” është një fenomen kulturor: ai imiton mënyrën e bashkëveprimit të rrjeteve sociale të jetës reale dhe përdor rendin jo-kronologjik për të krijuar momente kulmore, si vdekjet e personazheve: të besueshme por të paparashikueshme.

Rrjeti i personazheve të “Game of Thrones” imiton marrëdhëniet e jetës reale.

Së pari, studiuesit vunë në dukje çdo personazh të përmendur në sagë, dhe më pas lidhën manualisht personazhe që takoheshin të paktën një herë në libra, duke vërejtur nëse ndër-vepronin më shumë se një herë.

Nëse formulimi i një libri sugjeronte që dy personazhe njihnin më parë njëri-tjetrin, studiuesit gjithashtu i lidhën këta personazhe.

Ata identifikuan 2,007 karaktere dhe gjetën se 1,806 prej tyre bashkëvepruan me një personazh tjetër të paktën një herë. Kishte 41,000 ndërveprime karakter-me-karakter gjatë gjithë serisë.

Duke vepruar kështu, studiuesit zbuluan se marrëdhëniet në “Game of Thrones” imitojnë marrëdhëniet njerëzore të jetës reale. Kjo sepse autori, Martin kurrë nuk i mbingarkon lexuesit me marrëdhënie dhe ndërveprime.

Në vend të kësaj, Martin shkroi kapituj të ndryshëm nga këndvështrime të personazheve të ndryshëm, kështu që secili kapitull përfshin rreth 150 marrëdhënie në çdo kohë, në vend se dhjetëra mijëra marrëdhënie të shpërndara nëpër libra.

150 është numri mesatar i marrëdhënieve që truri i njeriut mund të përpunojë menjëherë, thanë studiuesit.

“Ky studim ofron prova bindëse se shkrimtarët e mirë punojnë me shumë kujdes brenda kufijve psikologjikë të lexuesit”, tha bashkë-autori i studimit Robin Dunbar në një njoftim për shtyp.

Struktura jo-kronologjike e komplotit shton suspansën.

Studiuesit gjithashtu riorganizuan historinë në rend kronologjik bazuar në një postim të Reddit për të kuptuar më mirë se si koha e ngjarjeve madhore, si vdekja e një personazhi kryesor, i shtohej natyrës së të papriturës që fansat adhurojnë.

Pas ri-rregullimit, autorët e studimit zbuluan se vdekjet e personazheve ndodhin në intervale të parashikueshme kur historia lexohet kronologjikisht, dhe vdekjet duken të papritura dhe të habitshme kur lexohen në mënyrën që Martin e kishte menduar. /Insajderi.com

Burimi: Insider