Amber Heard së fundmi është përballur me reagimet e acaruara të ndjekësve mbi një veshje që ajo kishte veshur në një xhami së fundmi.
Ylli udhëtoi për në Stamboll, Turqi dhe kaloi ca kohë duke vizituar xhamitë e bukura të qytetit. Sidoqoftë, një fotografi – ku shihet me një shall rozë të mbështjellë me kokë dhe me një bluzë me dekolte të hapur – mori disa kritika, shkruan Metro, transmeton Insajderi.
“Kalova ditën duke u endur në magjinë e xhamive të Stambollit dhe nuk mund të jem më e dashuruar në këtë qytet të mrekullueshëm,” – shkroi aktorja në përshkrimin e fotos.
Zgjedhja e saj për veshje krijoi shqetësim, me shumë pikëpyetje pse ajo zgjodhi të vishte të ashtuquajturën “veshje ofenduese” në një xhami.
“Amber Heard nuk vetëm jashtë xhamisë në një veshje kaq të papërshtatshme dhe pa respekt, por ajo hyri në brendësi të xhamisë së shenjtë, me emrin e Allahut dhe Profetit (a.s) në mur. Si mysliman jam i neveritur dhe i lënduar nga kjo sjellje e mbrapshtë”, – shkroi në përdorues në Twitter.
“Amber Heard me të vërtetë hyri në një xhami në Stamboll me gjoksin e saj të ekspozuar? Çfarë mos-respekti,” – shkruan një tjetër.
34-vjeçarja ka qenë duke shijuar kohën e pushimit në Turqi pas gjyqit për shpifje të Johnny Depp, i cili vazhdoi për disa javë muajin e kaluar. /Insajderi.com