Shkrimtari me famë botërore Milan Kundera, ka vendosur të dhurojë bibliotekën e tij personale për qytetin ku ka lindur.
Ky do të jetë një lloj rikthimi për shkrimtarin të cilit iu hoq nënshtetësia në kohën e Çekosllovakisë komuniste. Kundera e rimorri nënshtetësinë vitin e kaluar, mirëpo ai jetoi në ekzil për vite me radhë dhe prej dekadash ai shkruan vetëm në frengjisht.
Lajmin për dhurimin e librave e ka bërë të ditur Radoslav Pospichal, i cili është punonjës i bibliotekës “Moravian” në Brno.
Transformimi i materialeve nga apartment i Kunderës në Paris gjatë vjeshtës.
Milan Kundera mori vëmendjen me romanin e tij “Shakaja” (1967) e cila e bëri të njohur dhe të dashur për lexuesit. Kur u botua “Libri i të qeshurës dhe harresës” atij iu hoq nënshtetësia./Insajderi.com
burimi:Exlibris