Shkurte Gashi në pritje të ëmbël?

Shkurte Gashi në pritje të ëmbël?

Shkurte Gashi është një nga fytyrat publike, që jetën e saj private e mbanë hermetikisht të mbyllur. Asnjëherë nuk është deklaruar për media sa i përket jetës së saj romantike, duke ndarë me publikun e fansat vetëm muzikën e saj.

Por, burime për gazetën “Blic” dhe “Kosovarja” kanë pohuar së këngëtarja është në pritje të ëmbël, njofton Insajderi.

Ajo po bëhet nënë për herë të parë dhe është në muajin e pestë të shtatzënisë. Burimet madje zbuluan edhe gjininë e foshnjës: ajo po pret djalë.

Ndonëse këngëtarja nuk ka reaguar ende me lajmin që po qarkullon sot në media vendore, shkëputja e saj nga muzika gati se legjitimon edhe më shumë informacionet e burimeve.

Që nga bashkëpunimi me Brunon për këngën “Jetën tënde”, janë bërë një vit që ajo nuk ka pasur prurje të reja muzikore.

Për shumë gjatë është përfolur për një lidhje me Selim Destanin, vëllain e aktorit Blerim Destani, e në vitin 2017, qarkulluan lajme se këngëtarja ishte martuar. Një vit më vonë u raportua për ndarje, por Shkurtja zgjodhi të mos reagojë për asnjë nga raportimet. /Insajderi.com