Shmanget lufta në Dubai, del me deklaratë zyrtare vizitorja e rregullt nga Kosova

Shmanget lufta në Dubai, del me deklaratë zyrtare vizitorja e rregullt nga Kosova

Lirisht mund të konsiderohet si vizitorja më e shpeshtë e Dubait.

Fjala është për aktoren, Arta Nitaj e cila i ka çuditur të gjithë me një “InstaStory” që e ka publikuar këtë të mërkure, shkruan “Insajderi”.

MOS E HUMBISNI > Dafina Zeqiri vjen me gjithë ekipën për herë të parë në Review

Meqë me të madhe u përfol mundësia e bombardimit të këtij qyteti nga shteti i Iranit, një gjë e tillë nuk po duket se ka mundësi për t’u jetësuar pasi shteti amerikan u tregua i matur karshi kërcënimeve të marra.

E këtij lajmi duket t’i jetë gëzuar Nitaj, e cila nuk ka hezituar që të ndajë dy rreshta me dashamirët e saj.

© Arta Nitaj [instagram]

“Qenka mirë me dalë e me festua që s’po bëhet luftë në Dubai,” ka qenë mbishkrimi që kjo e fundit i ka vënë “InstaStory-t” të saj.

Për ju që nuk e njihni, Arta Nitaj shquhet si një prej vizitoreve më të shpeshta të këtij vendi. Javë më parë ajo ka publikuar imazhe të ndryshme nga vizita që i ka bërë një kopshti i cili nuk është i hapur për publikun, por vetëm për emra të famshëm.

Nitaj u pa duke u shoqëruar nga mesfushori i Real Sociedad, Adnan Januzaj i cili po ashtu ka publikua imazhe e video në po të njëjtin vend e me po të njëjtat kafshë.

/ © Insajderi /