As shoku i Mayweather nuk i beson triumfit të amerikanit ndaj McGregor

As shoku i Mayweather nuk i beson triumfit të amerikanit ndaj McGregor

Edhe njëri prej shokëve më të mirë të Mayweather nuk beson se do të triumfojë në ndeshjen e tij të  boksit me kundërshtarin e arteve marciale, Connor McGregor.

Shoku i përmendur i Mayweather përpos tjerash është edhe një artist i pëlqyer botërisht. Fjala është për këngëtarin kanadez Justin Bieber, shkruan TMZ.

Bieber në një intervistë ka thënë se nuk beson se Mayweather do të fitojë ndeshjen, edhe pse janë shokë.

Këngëtari kanadez është fans i përbetuar i Mayweather për vite të tëra dhe po ashtu e kishte shoqëruar Mayweather në ring, në lojën kundër Pacquaio./Insajderi.com