22 dhjetori ishte mbrëmja që hapi zyrtarisht spektaklin më të madh të muzikës shqiptare, “Festivali i Këngës”, njofton Insajderi.
I mbajtur në ambient të hapur në pajtueshmëri me udhëzimet shëndetësore, pjesëmarrësit prezantuan këngë e tyre.
Sipas lajmërimit të Radio Televizionit Shqiptar, Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga 18 artistët:
- Orgesa Zaimi
- Festina Mejzini
- Devis Xherahu
- Inis Neziri
- Florent Boshnjaku
- Sardi Strugaj
- Gjergj Kaçinari
- Rosela Gjylbegu
- Kastro Zizo
- Wendi Mancaku
- Evi Reçi
- Xhesika Polo
- Anxhela Peristeri
- Era Rusi
- Gigliola Haveriku
- Viktor Tahiraj
- Kamela Islamaj
- Mirud
Natën e dytë të festivalit, këngëtarët në garë do të prezantohen ndryshe, me një gjetje artistike që përbën një risi për festivalin e 59-të: këngët në versionin akustik.
“Mesazhet sociale të solidaritetit e dashurisë do të vijnë me të tjera performanca emocionuese. Vajzat e Kryqit të Kuq do të sjellin një performancë me mesazhe paqeje e shprese të këngës së njohur “Heal the World”, shkruan RTSH-ja në një postim publik në Facebook.
Për të gjithë ndjekësit, i ftuar special do të jetë artisti Petrit Çarkaxhiu. Nata e dytë e Fest ‘59, mund të ndiqet sonte në RTSH 1, në rrjetin social facebook dhe kanalin e youtube të RTSH, ose nëpërmjet aplikacionit RTSH TANI.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni mbrëmjen e parë të festivalit. /Insajderi.com