Shpallen trashëgimtarët e pasurisë së këngëtarit të ndjerë Prince

Shpallen trashëgimtarët e pasurisë së këngëtarit të ndjerë Prince

Më shumë se një vit pas vdekjes së superyllit të muzikës Prince, motra e tij dhe pesë gjysmë-vëllezërit janë shpallur trashëgimtarët ligjor të tij.

Këngëtari vdiq në muajin prill të 2016-ës, nga një overdozë aksidentale e qetësuesit të dhimbjeve fentanyl.

Ai nuk kishte lënë testament dhe nuk kishte fëmijë, shkruan BBC news.

Disa raportime thonë që vlera e pronës së tij është rreth 200 milionë dollarë, edhe pse taksat me gjasë do ta marrin gjysmën e asaj pasurie.

Në një betejë ligjore të zgjatur, 45 persona kanë deklaruar të jenë pjesë e trashëgimisë, duke përfshirë edhe një të burgosur në Kolorado që kishte dhënë deklarata të rreme se ishte i biri i Prince.

Gjykatësi kishte refuzuar pretendime nga 29 persona, dhe pritet të bëhen teste gjenetike në të tjerët. /Insajderi.com