
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania” dhe fituese është shpallur, Cindy Marina.
Cindy Marina është pasuesja e Kombëtares së Shqipërisë në volejboll për femra.
21-vjeçarja me origjinë shqiptare ka lindur në Çikago të Amerikës ku ka jetuar e ka luajtur volejboll prej vitesh. Vitet e fundit Cindy ka luajtur me Kombëtaren kuq e zi.
“Vij në ‘Miss Universe Albania’ sepse ndjej që jam në një moment tjetër përfaqësimitë jetës sime dhe bukuria e vetëbesimi janë dy elemente të rëndësishmeqë më kanë shoqëruar gjithmonë. E ndjej veten me fat që m’u dha mundësia të vij këtu dhe të konkurroj për një kurorë që shkon prej estetikës”, ka thënë Cindy.