Shpaloset plani i përbashkët i Gjikos dhe Butës

Shpaloset plani i përbashkët i Gjikos dhe Butës

Gjiko dhe Buta kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Kënga e tyre titullohet “My bro” dhe do të publikohet së shpejti me videoklip, për të cilin është përkujdesur produksioni “Imagine Films”.

Ky lajm është bërë i ditur nga “Redbox Entertanment”, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram.


Megjithatë, detaje të tjera rreth kësaj kënge nuk janë zbuluar, por nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga shtëpia e hiteve të mëdha.

Theksojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë i rap-artistëve, pasi Buta vitin e kaluar ishte pjesë e ‘mixtape-it’ të Gjikos me projektet “Kanë Inat” dhe “Mahalla”.