Shpat Kasapi kurorëzon lidhjen me fejesë

Shpat Kasapi kurorëzon lidhjen me fejesë

Shumë shpejt, Shpat Kasapi do të mund të këndojë këngën “Valle kosovare” në dasmën e tij.

Këngëtari ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Selvijen, duke ndarë një foto me të gjithë ndjekësit e tij, njofton Insajderi. Ai është fejuar.

Ai ka publikuar në Instagram një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre. “24 dhjetor 2020”, ka shkruar Shpati në foton e ndarë.

Pak ditë më parë, me anë të një fotografie  që publikoi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari na prezantoi me gruan që i ka vjedhur zemrën. Ai i bëri edhe një premtim shumë publik, njofton Insajderi.

“Premtoj ta trajtoj zemrën tënde me kujdes dhe ta ruaj me dashuri”, shkruan këngëtari krahas fotografisë që publikoi.

I ftuar në “Shiko kush luan”, pak javë më parë, këngëtari konfirmoi se çifti kanë menduar për dasmën, por që pandemia u kishte prishur planet. /Insajderi.com