Shpat Kasapi reagon pas lajmeve për posedim të lëndëve narkotike

Shpat Kasapi reagon pas lajmeve për posedim të lëndëve narkotike

Këngëtari Shpat Kasapi përveç angazhimeve në muzikë, kohë më parë është bërë pjesë e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, si këshilltar i tij, njofton Insajderi.

Mediat maqedonase raportojnë se këngëtari është kapur me drogë të llojit kokainë – sasia: dy paketa të vogla – para një muaji në lagjen Gjorce Petrov, afër SP Planet.

Kasapi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi. Këngëtari do të gjykohet i lirë, ndërsa procesi pritet të fillojë së shpejti.

Në lidhje me lajmin që qarkulloi sot në media, këngëtari ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Raportimet, ai i quan shpifje ndërkohë që ai ndodhet në Tiranë për qejfin e tij.

“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar ai në postimin e tij. /Insajderi.com