Shpat Kasapi shkarkohet nga pozita e tij në kabinetin e Artan Grubit

Shpat Kasapi shkarkohet nga pozita e tij në kabinetin e Artan Grubit

Sot u raportua se këngëtari, Shpat Kasapi i cili mban gjithashtu detyrën e këshilltarit të zv/kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë.

Mediat shqiptare në Maqedoni, kanë raportuar se arrestimi i Shpat Kasapit është bërë para një muaji në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të SP PLANET.

U raportua gjithashtu se është ngritur padi kundër tij, dhe që këngëtari do të gjykohet në liri.

Artan Grubi ka konfirmuar për “Klan Kosova” se këshilltari i tij, Kasapi është shkarkuar nga pozita.

Ndërkaq, Shpat Kasapi ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai i quan shpifje të gjitha raportimet dhe se momentalisht gjendet në Tiranë.

“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar ai në postimin e tij. /Insajderi.com