
Njëri prej artistëve me shumë sukses në botën e muzikës, Shpat Kasapi, ka sjellur në treg projektin e ri muzikor, shkruan Insajderi.
Këngën ia ka dedikur njërit prej personave më të dashur të tij me një kuptim shumë të dëmethënës.
“Mbretëresha ime”, mban titullin kënga që e shkroi artisti për bashkëshortën e tij.
Një prej dhuratave më të veçanta që mundet një këngëtar t’ia bëjë një familjari e që ky i fundit zgjedhi gruan e tij duke iu referuar me një emër të magjishëm siç është mbretëresha. Kjo e fundit u shpreh e lumtur me gjestin e bërë duke iu referuar artistit me “Mbreti im”.
Ndërsa, para tre ditësh Kasapi realizoi në verzion të ri këngën hit para 12 vitesh “Kush të ndau prej meje” e që ktheu në kohë nostalgjie dhe po pëlqehet mjaft shumë nga publiku. /Insajderi.com