Shpati dhe Selvija bëjnë kurorëzim fetar

Shpati dhe Selvija bëjnë kurorëzim fetar

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao kanë bërë kurorëzim fetar, njofton Insajderi.

Lajmin e ka zbuluar vet bashkëshortja e këngëtarit përmes rrjetit social Instagram, derisa po u përgjigjej ndjekësve në opsionin pyetje/përgjigje.

Një prej ndjekësve i shkruan “A keni bërë plane me Shpatin kur do ta keni dasmën, je shumë e mirë, të dua”.

Përgjigja e Selvijes ishte “Ne kemi bërë kurorëzim fetar. Por, për dasme s’kemi ndonjë plan shkaku i pandemisë”.

Gjithsesi në disa intervista, Shpati ka thënë se e do një dasmë shumë të madhe./Insajderi.com