
E fejuara e Shpat Kasapit, Selvije Jao, mori vëmendjen e gjithë mediave pas lajmit se do të bëheshin prindër për herë të parë.
Aludimet erdhën pas një fotografie që u shpërnda në mediat rozë ku ajo shihej në repartin e gjinekologjisë.
Pas kësaj pamje erdhi edhe dyshimi se bukuroshja është në pritje të ëmbël.
Ndërsa, Selvija ka reaguar për “Iconstyle.al” duke u shprehur se gjendej aty për shkak të kontrollave rutinore dhe nuk është shtatëzënë.
Ndryshe, ajo shtoi si në fillim që dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit, por që ende nuk ka ndodhur. /Insajderi.com