Shpenzimet marramendëse të Loredanës për videoklipin e ri

Shpenzimet marramendëse të Loredanës për videoklipin e ri

Këngëtarja nga Ferizai, Loredana, e cila vitin e kaluar ishte në të gjitha titujt e mediave për shkak të një skandalit me shtetasen zvicrane e cila e akuzonte si mashtruese, kësaj radhe ka marrë vëmendjen për shkak të shpenzimeve të bëra për videoklip.

Sipas Shqipe.Closet, Loredana ka shpenzuar rreht 31.200 euro vetëm për veshje dhe aksesorë të ndryshëm. Duke filluar që nga shalli që kushton 420 euro, për të vazhduar te bluza me vlerë 1.250 eurosh, xhaketa prej 1.750 eurosh, Loredana na ka bindur që nuk kursehet aspak. Vëmendje të madhe mori shuma e orës së saj, një Roles me vlerë 26.650 euro, raporton Insajderi.

Këngëtarja që është komentuar shpesh për jetën luksoze, nuk I ka përfunduar shpenzimet këtu. Videoklipi i këngës “Geh Dein Weg” besohet të ketë kushtuar poashtu shumë./Insajderi.com