Shpërndarësi i picave “prek” zemrën e Ponit

Shpërndarësi i picave “prek” zemrën e Ponit

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të ndjekura.

Poni ka fituar zemrën e publikut që prej daljeve të saj të para. Tashmë është shndërruar në një ‘modele’ e cila në postimet e saj publikon veshje të firmave më të shtrenjta dhe për më tepër duket shumë sexy.

Këngëtarja ka befasuar  me një nga postimet e saj të fundit i cili shkon përtej luksit të saj dhe ka të bëjë me zemërgjerësinë e një dajloshi që shpërndan pica.

“Të kam kthyer një 5 mijë lekësh më shumë. Pa dashje po s’ka gjë,”- shkruan në mesazhin e dërguar nga shpërndarësi i picave.

Dhe një gjest i tillë nuk kishte se si mos të prekte këngëtaren e cila e ka vlerësuar së tepërmi mirësine e djalosh.

“Me gjithë të mirat dhe hallet që ka ky vend unë mendoj se jemi një popull zemër mirë e me njerëz flori! Kjo është sms nga një shpërndarës picash, djalë tek të 20 besoj. Puna dhe rroga e tij është modeste por zemra e madhe. I telefonova se nuk e kisha vënë re që më kishte dhënë tepër sa lexova sms-në. Më le bakshish që parë dhe mos të m’i ktheje nuk ka problem. Punëtor, njerzor, i sjellshëm, ky është brezi që duam! Për 5 mijë lek djali punon gjithë ditën dhe nuk e di a i merr në ditë, pra janë shumë për atë, nëse humb duhet t’i zëvendësoje nga dita e punës. Por me sms e tij nuk ka gjë, ishte therëse në shpirt,”- shkruan Poni.