Shpërthimi në Bejrut i shkatërroi restorantin por në ndihmë i erdhi edhe Rusell Crowe

Shpërthimi në Bejrut i shkatërroi restorantin por në ndihmë i erdhi edhe Rusell Crowe

Një restorant në Bejrut, Liban, i adhuruar nga Anthony Bourdain dhe shkatërruar në shpërthimin e gushtit, është rihapur pasi donatorë ndihmuan përfshirë këtu edhe aktorin, Russell Crowe, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

“Le Chef”, i vendosur në rrethin e Gemmayze, ishte midis shumë bizneseve të shkatërruara më 4 gusht kur shpërtheu një depo e madhe e nitratit të amonit, duke vrarë të paktën 135 njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Restoranti u hap në vitin 1967, dhe Bourdain, i cili vdiq në 2018, darkoi atje gjatë një episodi të vitit 2006 të shfaqjes së tij “No Reservations”.

Në shfaqje, Bourdain e quajti Le Chef “një vend legjendar, i famshëm për stilin e thjeshtë dhe shumë shtëpiak”.

Le Chef u rihap të hënën, dhe Charbel Bassil tha për The Guardian që ishte mirënjohës që i mbijetoi shpërthimit dhe për kumbarin Russell Crowe. /Insajderi.com