Shqetësimi i vetëm i Bora Zemanit pas infektimit me COVID-19

Shqetësimi i vetëm i Bora Zemanit pas infektimit me COVID-19
Burimi i fotografisë: SS: BoraZemani/INSTAGRAM

Moderatorja e “Për’puthen”, Bora Zemani ka disa ditë e izoluar në shtëpi pas infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Vendin e saj në emisionin e dashurisë e kanë zënë vajzat, të cilat do të bëjnë rolin e Borës deri sa ajo të rikthehet në emision.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo zbuloi se është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se po merr trajtimin e duhur për të mposhtur virusin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Duke marrë parasysh që infektimi i la në gjysmë punën në një nga emisionet më të ndjekura ndonjëherë, ky nuk është aspak shqetësimi i saj.

Bora Zemani po qëndron e izoluar që do të thotë se ajo duhet të qëndrojë larg djalit të saj Arborit.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau një fotografi me të birin që ishte shkrepur kohë më parë dhe shkruan, “Mirë gjithë te tjerat, po pa Arborin si do rri unë?!”. Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)