Njëra ndër çështjet më problematike në Shqipëri është edhe keqpërdorimi i qendrave të masazheve ku ushtrohen aktivitete të jashtëligjshme si prostitucioni, njofton Insajderi.
Në lidhje me këtë edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, pati një eksperiencë të pakëndshme kur ajo vendosi të punësohej si masazhatore.
Gjatë një diskutimi në e “Diell”, ajo tregoi se kjo industri ishte një nga pasionet e saj, madje kishte dashur edhe të studionte por përfundoi në marrëdhënie ndërkombëtare.
“Doja të studioja për të pasur këtë punë, por gjërat shkuan si shkuan dhe studioja marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë, vendosa të shkoj në një qendër masazhi dhe të filloja punë, që të mësoja dhe profesionin”, tregoi Shqipja.
Ajo zbuloi se si punohej atje kur nisi ditën e saj të parë dhe pa gratë e tjera të punësuara që ushtronin detyrën gati të zhveshura dhe përfundimisht ajo hoqi dorë menjëherë.
“Pranuan që unë të punoja, edhe pse nuk e dija profesionin por më thanë do të merresh vetëm me burra. Ato vajzat që punonin atje, ishin me minifund, me reçipeta. Kur i pashë më shumë të zhveshura se të veshura i thashë vetes, nuk je për këtë punë”, tha ajo. /Insajderi.com