
Mbrëmja e sotme u rezervua për finalen e edicionit të 59-të të “Festivalit të Këngës”, njofton Insajderi.
Pas 3 netëve spektakël, juria e festivalit ka shpallur më në fund edhe fituesin e këtij edicioni.
Me një shumicë votash nga juria, Anxhela Peristeri u shpall fituese më këngën “Karma”.
Kënga e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe teksti nga Olti Curri do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin e madh “Eurovision 2021”, që do të mbahet majin e ardhshëm në Roterdam, Holandë. /Insajderi.com