Shqipëria në Eurovision: Kur do të performojë Anxhela Peristeri?

Shqipëria në Eurovision: Kur do të performojë Anxhela Peristeri?

Eurovisioni ka publikuar gjatë ditës së sotme renditjen e performancave të të dy gjysmëfinaleve dhe jemi një hap më afër spektaklit të madh evropian që do të mbahet në maj, njofton Insajderi.

Të dyja gjysmëfinalet hapen me një grup muzikor. Grupi nga Lituania “The Roop: do të hapë gjysmëfinalen e parë me “Discoteque”. Gjatë gjysmëfinales së dytë grupi “Freaky Queen” e San Marinos Senhit do të jenë të parët me këngën “Adrenalina”.

Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Këngëtarja nga Shqipëria do të performojë këngën “Karma” e cila është vendosur se do të këndohet në gjuhën shqipe. /Insajderi.com