Shqipja i kërkon ballafaqim Mevlanit për fjalët e tij

Shqipja i kërkon ballafaqim Mevlanit për fjalët e tij

Ish-konkurrentët e emisionit ”Për’puthen, Shqipe Hyseni dhe Mevlan Shaba kanë arritur që ta mbajë famën edhe pas daljës nga programi.

Ata që nga dalja kanë hedhur fjalë për njëri-tjetrin, e gjithë kjo pasi që Mevlani është shprehur që Shqipja i ka kërkuar që të jetë pjesë e këngës së tij.

Ai madje e ka quajtur edhe gënjeshtare atë duke i thënë që është paguar pasi ka marrë pjesë.

Ndërsa, sot në emisionin  “Ftesë në 5”, Shqipja foli për projektin e ri televiziv që do të moderojë, por sqarojë edhe borxhin e Mevlanit njëherë e mirë në studio.

“Nxori një video dhe i thashë ‘hajt se jemi larë’. U mbyll. Kurse tani vazhdon e flet prapë. Po mos fol se unë do replikoj e do mbroj veten. Ai po më gjuan, po më sulmon e unë do mbrohem, s’ do e lejoj të më nxjerrë keq pa qenë unë keq. Se me thënë të drejtën Bieta, s’e kam problem t’i them Mevlanit ‘po, unë të kërkova që të merrja pjesë në klip’.

Ajo më tej, ka thënë se ishte ajo që i ka dhënë famë Mevlanit në atë projekt.

S’ ka ndonjë gjë se unë kam qenë lart në atë kohë. Unë i dhashë famën, “followers”, klikimet. Boll tani! Po të më thotë njëhere faleminderit, po bën si shpirt i keq, si gjynah. Leje çfarë thotë ai lart e poshtë, është e gjitha çështje sedre nga ana ime”, sqaroi ajo, ndërsa më tej i kërkoi live të ballafaqohen.

Në lidhje me këtë nuk ka reaguar ende Mevlani./Insajderi.com