Shqipja nxjerrë fakte të reja – këmbëngulë që Andi dhe Tea njihen prej kohësh

Shqipja nxjerrë fakte të reja – këmbëngulë që Andi dhe Tea njihen prej kohësh

Shqipja vazhdon të jetë po aq pjesë e “Per’puthen”, ndonëse ka më shumë se një muaj që ajo është përjashtuar nga formati, njofton Insajderi.

Para katër ditësh, ish-konkurrentja ka postuar një foto të Andit dhe një vajze që ajo pretendon se është Tea, ku shfaqet kjo e fundit duke e puthur në faqe, që nëse rezulton të jetë e vërtetë nënkupton se dyshja njihej prej kohësh, gjë që bie ndesh me rregullat e programit.

“Foto bombastike që është direkt për skualifikim”, shkruante ajo ndër tjerash.

Por e vërteta nuk duket të qëndrojë kështu siç pretendon konkurrentja e përjashtuar tashmë nga formati.

Një kërkim i shpejtë në profilin e Andit në Facebook, verifikohet se këtë foto Shqipja e ka marrë nga profili i tij. Vajza në foton që është shkrepur prill të vitit 2016 në Mainnhem të Gjermanisë.

Me të njëjtën vajzë ai ka pozuar edhe një tjetër foto të publikuar në mars të 2016-tës, ku shihen në një dyqan dhe Frensi mban në dorë një arush pelushi.

Përkundër të gjithave, Shqipja vazhdon të këmbëngulë që dyshja, Andi dhe Tea njiheshin prej kohësh me njëri tjetrin.

Ajo ka ri-publikuar foton në Instagram dhe një tjetër imazh të Teas që është shkrepur në të njëjtin vit me fotografinë e Andit. Shqipja thotë se Tea e ka ngjyrën e flokëve të njëjtë në të dyja fotot dhe është plotësisht e bindur se është ajo në të dyja fotot.

“Viti i njëjtë, ngjyra e flokëve e njëjtë për qorrat dhe budallenjtë që s’ju besojnë syve dhe mendja nuk ju punon. Sado përpiqeni ta mbuloni, po nuk dolën nesër këta… do dalin të tjerë shumë shpejt”, shkroi Shqipja në këtë postim të radhës.

Kur Shqipja kishte bërë postimin e parë, shpejt kishte reaguar edhe autorja e porgramit “Përputhen”, Olsa Mehmeti duke thënë se ky është një alarm i rremë.

Duke mos besuar se çfarë janë në gjendje njerëzit të bëjnë për pak vëmendje, ajo tha se gjithçka do të diskutohej të hënën (sot), në studio me të gjithë të pranishëm. /Insajderi.com