Me shumë gjasë, Shqipe Hysenaj e përjashtuar nga formati “Përputhen”, priti ditën kur Andi dhe Tea do pranonin të riktheheshin me takime, që të hidhte ‘bombën’ e saj të radhës.
Shqipja ka postuar një foto të Andit dhe një vajze që ajo pretendon se është Tea, ku shfaqet kjo e fundit duke e puthur në faqe, që nëse rezulton të jetë e vërtetë nënkupton se dyshja njihej prej kohësh, gjë që bie ndesh me rregullat e programit, njofton Insajderi.
“Foto bombastike që është direkt për skualifikim”, shkruan Shqipja.
“Sepse janë shtirur që nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit. He moj Olsa Muhameti ku je? Të shpëtoi ky detaj i vogël? Skualifikoji!”
Shqipja ka etiketuar në postim edhe dy personat që ajo po akuzon për mashtrim, e nëse verifikohet se vajza në foto është në të vërtetë Tea, atëherë duhet të çojë në përjashtim të menjëhershëm të dy konkurrentëve.
Siç thuhet edhe shpesh në program, do shohim se ç’do bëhet! /Insajderi.com