Shqipja publikon foton si dëshmi se Tea Trifoni është në lidhje me Beart Rexhepin

Shqipja publikon foton si dëshmi se Tea Trifoni është në lidhje me Beart Rexhepin

Para disa ditësh, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj paralajmëroi ndjekësit e saj se shumë shpejt do të ketë faktë, që dëshmojnë se Tea është në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin, njofton Insajderi.

Si fillim ajo postoi një fotografi, ku shihej Tea e veshur me të njëjtin xhup si Bearti, duke supozuar se ajo e kishte huazuar nga ai.

“Tea, shkove ti në Kosovë e more bluzën? Apo erdhën ta sollën këtu? Dhe ti e di miiiirë për kë dhe çfarë bëhet fjalë. Dhe mos u argumentoni me fjalë të kota gjasme e dinit për voice-n që unë do hidhja, sepse unë nxjerr dhe materiale që s’jua merr mendja kurrë që unë i kam, apo jo Andi?”, shkruante ajo.

Ndërkohë, Tea dhe Andi Shehu kishin deklaruar se janë ekskluziv për njëri tjetrin. Para pak ditësh, ata njoftuan se po largoheshin nga formati si çifti i parë që përputhen.

Vendimi ishte i dyanshëm sepse të dy donin të njihnin njëri tjetrin larg vëmendjes së publikut dhe kamerave – mirëpo kishte edhe nga ata më dyshues që thoshin se dalja e çiftit ishte porositur nga Olsa, autorja e programit, për të shmangur çfarëdo lloj skandali.

Gjithsesi, gjatë ditës, Shqipja publikoi një mesazh që i kishte dërguar një ndjekëse. Ajo pretendonte se ka parë Tean dhe Beartin në Bogë të Pejës por e kishte të pamundur të shkrepte një fotografi.

Nuk vonoi shumë, dhe Shqipja pati në duar edhe një fotografi ku pretendohet se janë Tea dhe Bearti të kapur dorë për dore.

“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fatioon Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne.. unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkruan Shqipja duke ndarë kështu edhe foton dëshmi. /Insajderi.com