Ajo është e vetmja femër dhe e vetmja shqiptare e nominuar në këtë kategori.

Loredana ka treguar se është nominuar për një çmim shumë të rëndësishëm në Gjermani siç është BEST HIP HOP ACT.
Ka qenë vetë reperja e cila ka postuar në Instagramin e saj një shkrim të gjatë ku i kërkon fansave mbështetjen e tyre. Ajo është e vetmja femër dhe e vetmja shqiptare e nominuar në këtë kategori, raporton Kultplus.com.
Loredana në postimin e saj shkruan se nuk i intereson çmimi i parë, por i mjafton mbështetja e madhe e fansave dhe lumturia që ato i dëgjojnë kaq shumë këngët. Ajo i është mirënjohëse gjithsecilit prej atyre që klikon projektet e saj.