Shtëpia që ka inspiruar novelën e famshme Wuthering Heights të Emily Bronte është në shitje

Shtëpia që ka inspiruar novelën e famshme Wuthering Heights të Emily Bronte është në shitje

Shtëpia që mendohet të ketë qenë inspirim për Emily Bronte kur po shkruante kult librin e shekullit të 19 “Wuthering Height” ka dalë në shitje për më shumë se 1 milion funt.

Kjo shtëpi quhet Ponden Hall dhe gjendet në Stanbury, West Yourkshire. Shtëpia daton që nga viti 1541 dhe aty jetoi Bronte dhe familja e saj kur ajo ishte fëmijë, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Disa tipare të kësaj shtëpie thuhet të kenë pasur ndikim në punën e Bronte.

Motrat Emily dhe Anne, të cilat filluan të shkruajnë bashkë me motrën tjetër Charlotte filluan të shkruajnë si fëmijë, si një lloj loje  me njëra tjetrën dhe sepse ato shpesh mbetnin vet në shtëpi të izoluara.

Emily dhe Anne vdiqën në moshë shumë të re nga turbekulozi, me vetëm 6 muaj dallim në datat e vdekjes.

Charlotte vazhdoi të shkruaj dhe u martuar, mirëpo edhe ajo vdiq në fazat e hershme të shtatëzaninsë.

Biblioteka e kësaj shtëpie është një prej më të mirat në vend./Insajderi.com