Shtyhet “PriFest”

Shtyhet “PriFest”

Në një komunikatë zyrtare në llogarinë në Facebook, Festivali Ndërkombëtar i Filmit – PriFest, dha lajmin se si pasojë e pandemisë, është shtyrë.

Fillimisht, festivali ishte menduar të mbahej në korrik, por marrë parasysh situatën në vend, një gjë e tillë nuk ishte e mundur. Një pjesë e festivalit e cila mendohej të mbahej në mënyrë fizike është shtyrë për 25-30 gusht, me shpresë se situata do të përmirësohet.

Kurse, PriForum platforma regjionale e industrisë se filmit, që është paraparë të mbahet online do të mbahet në datat e parapara, 17-19 korrik.

Më poshtë postimi i plotë në Facebook. /Insajderi.com

PRIFEST MERR VENDIM TE SHTYEJ DATAT E FESTIVALIT PER GUSHTFestivali Ndërkombëtar i Filmit – PriFest është duke…

Gepostet von PriFest – Prishtina International Film Festival am Mittwoch, 17. Juni 2020