Shumë urime për çiftin e ri?

Shumë urime për çiftin e ri?
Burimi i fotografisë: Samir Hussein/WireImage

Tash e sa kohë, po përflitet se Rihanna është në lidhje dashurie me një nga miqtë e saj më të mirë, reperin A$AP Rocky, njofton Insajderi.

Së fundmi, Daily Mail ka ndarë edhe disa fotografi të çiftit që janë për pushime në Barbados, në vendlindjen e këngëtares.

Artistët ishin në shoqërinë e disa miqve, teksa shijojnë kohën me diell në plazh duke provuar edhe disa nga lojërat që ofron resorti. Aty Rihanna duket shumë e buzëqeshur, madje në një moment i jep edhe një puthje reperit.

Në fotot tjera paparaci, dyshja shihen shumë të afërt duke prekur dhe përqafuar njëri tjetrin. /Insajderi.com