
Shyhrete Behluli ndër vite ka qenë njëra ndër këngëtaret më të njohura për publikun shqiptar duke marrë pjesë në evente të ndryshme, dasma e ditëlindje.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Shyhrete Behluli ka treguar se ka të ardhura të mira nga ky profesion, po jo aq sa mendojnë të tjerët.
“Falë Zotit kemi edhe të ardhura të mira prej këngës, jo aq sa mendojnë njerëzit, por për një jetë mesatare normale. Nuk mendoj asnjëherë për pasuri se kam dëshirë që së pari të kem një familje të shëndoshë e të jem mirë me shëndetin, se pasuria nuk ka skaj. Nuk kërkoj të kem shumë, kërkoj të këm harmoni në familje e kjo është në rend të parë. Për të tjerat, çfarë të sjellë Zoti, janë të mirëseardhura”, është shprehur Shyhretja