Vitin e kaluar Loredana ishte qendër e vëmendjes të mediave shqiptare e zvicerane për shkak të një mashtrimi.
Sipas kësaj akuze, thuhej se këngëtarja i kishte marrë 700.000 franga një gruaje të quajtur Petra, kishte raportuar gazeta 20 Minuten, njofton Insajderi.
Të martën të gjithë mbetën të habitur kur gazeta gjermane “Bild” publikoi një fotografi të Loredanës bashkë me gruan në fjalë, Petrën, të cilat ishin takuar në Zvicër.
Sipas këtyre informatave mendohet që ato të dyja kanë arritur një marrëveshje jashtë gjykatës.
Kjo mund të jetë njëra nga arsyet, mirëpo që marrëdhëniet e tyre kanë arritur në një mirëkuptim është e sigurt, sepse gjatë ditës së djeshme, Loredana publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, kur ajo shihet se ato të dyja duken duke folur në një bisedë virtuale me video.
Të paktën sipas asaj që shihet në këtë foto, të dy gratë duken të buzëqeshura dhe pa tension me njëra tjetrën./Insajderi.com