Si do të tingëllojë kënga e re e Ledrit?

Si do të tingëllojë kënga e re e Ledrit?

Pesë ditë më parë, Ledri Vula u bë baba për herë të parë. Ai dhe Sara Hoxha zbuluan se emri i vogëlushes është Poem Blu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Sakaq, kur të gjithë menduan se ai ndoshta do të shkëputej nga muzika, reperi në befasoi me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai publikoi një insert të shkurtër dukë na zbuluar se si do të tingëllojë kënga e re, ku shkruan vetëm, “I need you”, duke lënë të kuptohet se ky është titulli që do të mbajë kënga.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Artisti nuk ka ndarë detaje të lansimit të këngës, mirëpo si shumë kolegë të tij, ndoshta kjo është kënga që do të përmbyllë këtë vit artistik ku bashkë me publikimin e albumit të ri qe i bujshëm për reperin.

Në anën tjetër, ai dhe e dashura e tij Sara ndodhen akoma në Gjermani, ku edhe erdhi në jetë Poem Blu.  /Insajderi.com