Ronela Hajati zhvilloi një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram. Kësaj here ajo kishte pyetjet gati, dhe ndjekësit duhej të zgjidhnin se cilës t’i përgjigjej ajo, njofton Insajderi.
Siç ndodh zakonisht, ndjekësit e saj shumicën e rasteve zgjodhën pyetjet që kishin të bëjnë me departamentin e çështjeve të zemrës.
Kur një nga ndjekësit ia kërkoi, ajo nuk nguroi të tregonte se çfarë e bën atë të dashurojë një burrë.
“Ajo kimia që në takimin e parë që e ndjen telashin. Do të të dua nëse nuk je shumë i ngjitur, gatuan lezetshëm, kemi shije të përafërta muzikore, s’dua të pajtohet me çdo gjë që them, dua të më kuptojë me një shikim dhe të arrijë të njohë atë Ronelën që e njohin shumë pak njerëz. Nuk është ndonjë gjë dhe shumë e lodhshme”, ka shkruar këngëtarja.
Ndërsa në paraqitjen fizike të një mashkulli ajo thotë së me së shumti e tërheq zëri, shikimi dhe buzëqeshja. /Insajderi.com