Si e festoi Rita Ora 30 vjetorin e saj

Si e festoi Rita Ora 30 vjetorin e saj

Rita Ora ditën e djeshme ka festuar 30 vjetorin e saj, në një festë më intime se sa që pritej prej saj, njofton Insajderi.

Sigurisht që ka qenë pandemia e Covid dhe karantina janë ato që e kanë detyruar këngëtaren e njohur për tendencat e saj për të festuar, të mjaftohet vetëm me një festë të vogël mes familjarësh dhe miqve të ngushtë.

Fotot nga prapaskena e festës së ditëlindjes i solli nëna e saj Vera, e cila edhe ia uroi ditëlindjen në mediat sociale.

Shtëpia e Ritës ishte rregulluar në mënyrë festive dhe ishte mbushur me balona dekorativ dhe me lule të ndryshme.

Vetë këngëtarja kishte zgjedhur të vishej me një stil ekstravagantë, me pantallona të zeza lëkure të shkëlqyeshme dhe një bluzë ngjyrë argjendi./Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)